Kandidati i VV-së për Mitrovicën, Faton Peci, tha se nuk e ka ofenduar në debat Airian Tahirin.
Ai në Pressing në T7, tha se nuk është arrogant dhe Tahirit i është drejtuar me “çun”.
“Unë kurrë në jetë nuk jam arrogant. E dyta, nuk ju kam drejtuar me atë epitet, tashmë ekziston edhe një vendim i PZAP që ne e kemi fituar rastin…Nuk i kam thënë unë ndryshe, i kam thënë jo mor çun”, tha Peci në Pressing, transmeton Express.
Peci tutje tha se po t’i drejtohet dikush në moshë më të madhe me epitetin “çun” do të ndihej mirë sepse është më i ri se pala tjetër, shtoi ai.