Katër plumba janë lëshuar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, menjëherë pasi ai dha vendimin për një çështje pronësie, që ishte kundër familjes së autorit Elvis Shkambi.
Top Channel bën me dije se autori 30-vjeçar e ka qëlluar me katër plumba brenda sallës sapo ka dhënë vendimin, ndërsa tre prej e kanë kapur gjyqtarin në gjoks.
Në momentin e të shtënave gjyqtari ka qenë vetëm, jo i shoqëruar nga trupa e gjykatësve të tjerë të Apelit.
Autori ka plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin pala tjetër në procesin gjyqësor./Top Channel