Faton Peci: Përkrahja që po marrë nga qytetarët e Mitrovicës përgjegjësi dhe motiv shtesë për të punuar në shërbim të qytetit - Gazeta Express
string(97) "qyteti-i-mitrovices-faton-peci-po-gezon-respekt-dhe-perkrahje-te-madhe-nga-qytetaret-e-mitrovices"

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 17:24

Faton Peci: Përkrahja që po marrë nga qytetarët e Mitrovicës përgjegjësi dhe motiv shtesë për të punuar në shërbim të qytetit

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 17:24

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, po gëzon një respekt dhe mbështetje të madhe nga qytetarët e Mitrovicës. Kudo në qytet, ai ndalohet e përshëndetet nga shumë qytetarë që shprehin përkrahjen dhe besimin e tyre në vizionin e tij për ndryshim, raporton faqja “Qyteti I Mtrovicës”.

“Ky entuziazëm është reflektim i afërsisë që Peci ka krijuar me qytetarët, përmes qasjes së tij të thjeshtë, bashkëbiseduese dhe të sinqertë. Ai thekson se përkrahja që po merr nga mitrovicasit është përgjegjësi e madhe dhe motiv shtesë për të punuar me përkushtim në shërbim të qytetit dhe të gjithë banorëve të tij” theksohet më tej.

Sipas Pecit, Mitrovica meriton një udhëheqje që i dëgjon qytetarët dhe punon për ta, me dinjitet dhe transparencë.