U vra në sallën e gjyqit të Tiranë, kush është gjyqtari Astrit Kalaja - Gazeta Express
string(68) "u-vra-ne-sallen-e-gjyqit-te-tirane-kush-eshte-gjyqtari-astrit-kalaja"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 17:18

U vra në sallën e gjyqit të Tiranë, kush është gjyqtari Astrit Kalaja

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 17:18

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë, rreth orës 15:40 të së hënës, 6 tetor.

Pavarësisht përpjekjeve për ta dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, gjyqtari mbërriti aty pa shenja jete.

Astrit Kalaja kishte një karrierë 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Ai u emërua për herë të parë gjyqtar në Shkodër më 24 nëntor 1993 dhe shërbeu për shumë vite në Gjykatën e Rrethit, përpara se të transferohej në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 2019 ai u konfirmua në detyrë pas procesit të vettingut, vendim që u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2022.

Kalaja ka qenë tre herë radhazi anëtar i Kolegjit Zgjedhor dhe njihej për profesionalizmin, korrektësinë dhe përvojën e gjatë në fushën e drejtësisë.

Sipas hetimeve paraprake, autori i ngjarjes është identifikuar si Elvis Shkëmbi, i njohur edhe si Gjon Shkëmbi, rreth 30 vjeç, i cili ishte palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie. Ai u arrestua në vendngjarje pa bërë rezistencë.