Drita e ka vazhduar formën e mirë në Superligën e Kosovës, duke marrë fitoren e dytë radhazi, pas fitores në derbin lokal ndaj Gjilanit.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani u rikthye nga ‘vdekja’, pasi në pjesën e parë ishte duke humbur 1-0.
Ishte sulmuesi Almir Aganspahiq që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 45-të të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, me disa ndryshime në formacion nga Zeki, Drita u ringjall dhe u rikthye në ndeshje.
“Intelektualët” barazuan rezultatin përmes Liridon Balajt në minutën e 54-të.
Në minutën e 76-të, Drita e shënoi golin e fitores, me anë të ‘zakonshmit’, Albert Dabiqajt.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 11-të pikëve në tabelë, duke kaluar në vendin e katërt.
Ndërsa, Gjilani mbetet i fundit me shtatë pikë./GazetaExpress/