E qëlloi me tre plumba derisa po ia shqiptonte dënimin, del fotografia e autorit që e vrau gjyqtarin - Gazeta Express
string(101) "e-qelloi-me-tre-plumba-derisa-po-ia-shqiptonte-denimin-del-fotografia-e-autorit-qe-e-vrau-gjyqtarin-1"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 16:38

E qëlloi me tre plumba derisa po ia shqiptonte dënimin, del fotografia e autorit që e vrau gjyqtarin

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 16:38

Është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme gjyqtari Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Burime të Oranews bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja, i cili u qëllua në ambientet e gjykatës u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku më pas humbi dhe jetën nga plagët e marra.

Gjon Shkëmbi ka qëlluar me tre plumba mbi gjyqtarin Astrit Kalaja, në momentin që ai ka qenë duke dhënë vendimin lidhur me autorin e ngjarjes së rëndë. 

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ka qenë i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.