Ky është autori që e qëlloi për vdekje gjyqtarin shqiptar në sallën e gjyqit në Tiranë - Gazeta Express
string(86) "ky-eshte-autori-qe-e-qelloi-per-vdekje-gjyqtarin-shqiptar-ne-sallen-e-gjyqit-ne-tirane"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 16:29

Ky është autori që e qëlloi për vdekje gjyqtarin shqiptar në sallën e gjyqit në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 16:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës ku në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje.

Top Channel raporton me burimeve se autori është Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë zjarri në sallën e gjykatës, duke lënë të vdekur gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë, babë e birë.

Kush ishte Astrit Kalaja?

Astrit Kalaja ishte anëtar i zgjedhur për të tretën herë në Kolegjin Zgjedhor.

Ai ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës.

Shtatë vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit, çka e dërgon në 18 numrin e viteve që e lidhin me sistemin e drejtësisë. Në kuadër të procesit të Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019.