Partia Demokratike ka vendosur zyrtarisht të mbështesë aktorin e njohur Florjan Binaj si kandidat të opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Lajmi u konfirmua nga Sali Berisha, pas mbledhjes së kryesisë së vogël dhe grupit negociator të PD-së.
“Grupi i mandatuar nga Partia Demokratike do t’u paraqesë aleatëve tanë mendimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit dhe komunikatorin e talentuar, zotin Florjan Binaj” deklaroi Berisha.
Deri më tani, dakordësinë për mbështetjen e kandidaturës së Binajt e ka shprehur vetëm nisma “Shqipëria Bëhet”, por kreu i PD-së u shpreh i bindur se shumë shpejt do të sigurohet bashkimi i gjithë forcave opozitare rreth kësaj kandidature.
Në të njëjtën dalje, Berisha reagoi edhe ndaj akuzave se opozita po pengon mbledhjet e Komisionit Rregullator të KQZ-së, duke theksuar se “është detyrim kushtetues që të respektohen procedurat ligjore”.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...