Ka vdekur si pasojë e plagëve të marra gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, raporton Gazeta Panorama.
Ai, siç raportohet, u qëlluar tri herë me armë zjarri.
Autori është arrestuar menjëherë, ndërsa të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, babë e bir.