Mjeti inovativ “Laguna e Nartës”, arritje shkencore 100% shqiptare - Gazeta Express
string(62) "mjeti-inovativ-laguna-e-nartes-arritje-shkencore-100-shqiptare"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 8:30

Mjeti inovativ “Laguna e Nartës”, arritje shkencore 100% shqiptare

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 8:30

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë sot, 6 tetor, lajmin për një zbulim shkencor të rëndësishëm në fushën e ornitologjisë nga dy të rinj shqiptarë.

Mirjan Topi dhe Ferdinand Bego, studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë krijuar një instrument inovativ për studimin dhe ruajtjen e shpendëve të egër, i cili ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe është publikisht i njohur si një mjet i ri shkencor, i zhvilluar plotësisht në Shqipëri.

Mjeti quhet “Laguna e Nartës” dhe përdoret për kapjen e kontrolluar të shpendëve, me qëllim kërkimor.