Konferenca e 65 vjetorit të Fakultetit Filozofik në Kosovë  - Gazeta Express
string(58) "konferenca-e-65-vjetorit-te-fakultetit-filozofik-ne-kosove"

Arte

Gazeta Express

06/10/2025 14:52

Konferenca e 65 vjetorit të Fakultetit Filozofik në Kosovë 

Arte

Gazeta Express

06/10/2025 14:52

Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës këtë vit feston 65-vjetorin e tij, si institucioni më i vjetër dhe udhëheqës në fushën e shkencave shoqërore dhe humane në Kosovë.

Në këtë përvjetor të veçantë, më 29 dhe 30 tetor 2025 organizohet konferenca: “Shkencat shoqërore e humane dhe ndryshimi”, e cila synon të reflektojë mbi rrugëtimin disadekadësh të Fakultetit, duke theksuar rolin, arritjet, kontributet, zhvillimin, shanset dhe sfidat, si dhe duke ofruar një perspektivë largpamëse për zhvillimin e tij në të ardhmen.

Hapja solemne e konferencës do të mbahet më 29 tetor në Bibliotekën Universitare dhe do të shënohet me fjalimet e profesorëve eminentë, Prof. Rexhep Ismajli dhe Prof. Muhamedin Kullashi, të cilët do të ndajnë perspektiva për zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe ndërkombëtarizimit në historinë e Fakultetit Filozofik.

Dita e dytë e konferencës më 30 tetor do të fokusohet në panele tematike që hapin hapësira për diskutime dhe reflektime mbi çështje kyçe të botës akademike dhe të shoqërisë bashkëkohore.