Memli Krasniqi: Shtimja nuk ka nevojë të çlirohet, por të zhvillohet – votojeni numri 191 - Gazeta Express
string(85) "memli-krasniqi-shtimja-nuk-ka-nevoje-te-clirohet-por-te-zhvillohet-votojeni-numri-191"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 14:47

Memli Krasniqi: Shtimja nuk ka nevojë të çlirohet, por të zhvillohet – votojeni numri 191

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 14:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Shtime në përkrahje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Dr. Përparim Ramusa.

Krasniqi, në një tubim plot entuziazëm në mesin e përkrahësve të PDK-së, ka thënë se Ramusa është kandidati më i denjë për këtë garë.

‘’Shtimja nuk ka nevojë të çlirohet, se është e lirë. Por, Shtimja ka nevojë të zhvillohet. Ka nevojë për zhvillim. Kush e do Shtimen dhe do përfaqësimin më të mirë, votojeni numrin 191, sepse pas një jave vendoset për të ardhmen dhe kjo e ardhme ka një emër. Emri është Dr. Përparim Ramusa. Numri është 191. Dilni, votoni, fitoni’’, ka kërkuar Krasniqi.

Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Përparim Ramusa është shprehur mirënjohës për mbështetjen e marrë gjatë tërë fushatës.

‘’Do ta bëjmë Shtimen ma mirë. Sot, para jush, unë nuk jam vetëm, por qëndroj me një ekip profesional, me burra e gra të ndershme dhe plot entuziazëm’’, ka thënë ai.