Presidentja e Sllovenisë: Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE - Gazeta Express
string(64) "presidentja-e-sllovenise-ballkani-perendimor-duhet-te-jete-ne-be"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 14:03

Presidentja e Sllovenisë: Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 14:03

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në konferencë për media tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në Bashkimin Evropian, sepse siguria dhe paqja në Evropë, sipas saj, do të jenë në rrezik nëse nuk ia dalin kësaj.

Presidentja sllovene tha se shteti që ajo drejton do të vazhdojë të jetë promovuese e kësaj çështjeje. 

“Unë jam një ithtarë e Bashkimit Evropian dhe besoj fort se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së, jo vetëm për të mirën e tyre, por edh për të mirën tonë, sepse siguria dhe paqja në do të jenë në rrezik nëse nuk ia dalim me sukses kësaj gjëje. Marta Kos po punon shumë fort dhe besoj që 27 vendet anëtare do të  njohin nevojën për të përshpejtuar procesin, dhe kësisoj Sllovenia do të vazhdojë të jetë promovuese. Ne themi që duhet dy për të hedhur një valle, megjithatë, kemi vende që e mbështesin këtë shumicë të cilësuar, por në fund të fundit na duhen 27 të tilla, por nuk mund të themi se projekti evropian po vdes. BE-ja u ngrit si një projekt paqeje e kjo për mua është pjesa më e rëndësishme sepse të jesh së bashku do të thotë të kesh paqe, siguri e mbi të gjitha, Sllovenia e Kroacia janë shembuj të kësaj, do të thotë përparim. Dhe e di çfarë rrezikojmë nëse nuk kemi vullnetin e duhur të përshpejtojmë procesin. Unë do të vazhdoj të bëjë këto përpjekje”, tha ajo.