Vazhdon seanca për Liridonën: Dëshmitari okular tregon për momentin e takimit mes Murselit dhe Plavës - Gazeta Express
string(100) "vazhdon-seanca-per-liridonen-deshmitari-okular-tregon-per-momentin-e-takimit-mes-murselit-dhe-plaves"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 13:52

Vazhdon seanca për Liridonën: Dëshmitari okular tregon për momentin e takimit mes Murselit dhe Plavës

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 13:52

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin e Krimeve të rënda vazhdon seanca për rastin e vrasjës tinëzare të Liridona Ademaj.

Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla janë personat të cilët tashmë po akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për organizimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje që u regjistrua më 29.11.2023, në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Pas dëshmisë së Naim Ukës, mjekut ligjor që ekzaminoi trupin e të ndjerës, tani do të dëshmojë, dëshmitari Jeton Binaku.

I njëjti, bazuar në informacionet e para, është dëshmitarë okularë që besohet se e ka parë rastin nga një pompë derivatesh, si dhe momentin e takimit mes Naim Murselit dhe Granit Plavës, dy të akuzuarve kryesorë.

Ademaj u vra më 29.11.2023, në ora 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Dëshmia e tij pritet të nis pas pak