Lëvizje të reja në drejtimin e Bashkisë Fier, struktura drejtuese drejt finalizimit - Gazeta Express
string(82) "levizje-te-reja-ne-drejtimin-e-bashkise-fier-struktura-drejtuese-drejt-finalizimit"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 12:47

Lëvizje të reja në drejtimin e Bashkisë Fier, struktura drejtuese drejt finalizimit

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 12:47

Pas disa javësh diskutimesh dhe pritjesh, Bashkia e Fierit është gati të prezantojë ekipin e ri drejtues.

Sot pritet të zyrtarizohen emrat e katër nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm, si pjesë e një riorganizimi që synon të sjellë më shumë efikasitet në administrimin lokal.

Ndryshimet vijnë në kuadër të reformës në burimet njerëzore dhe pozicionet drejtuese brenda institucionit, ndërsa drejtuesja politike e Qarkut Fier dhe njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku pritet të bëjë publike emrat që do të marrin detyrat e reja në krye të bashkisë.

Ndër emrat që do të marrin detyrën e nënkryetarëve janë Nusret Avdullai dhe Mirela Pitushi, ish-deputetë të Partisë Socialiste, si dhe Mariglen Hoxha, një emër i njohur nga gara elektorale si kandidat për deputet. Po ashtu, Erald Qirio, aktualisht në detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Qendër, pritet të jetë pjesë e këtij ekipi të ri drejtues në rolin e nënkryetarit.