Kandidati i LDK-së për asamblist, Ajet Brajshori: Angazhohem të jem zëri i zhvillimit dhe mirëqenies së qytetit - Gazeta Express
string(109) "kandidati-i-ldk-se-per-asamblist-ajet-brajshori-angazhohem-te-jem-zeri-i-zhvillimit-dhe-mireqenies-se-qytetit"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 12:40

Kandidati i LDK-së për asamblist, Ajet Brajshori: Angazhohem të jem zëri i zhvillimit dhe mirëqenies së qytetit

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 12:40

Ajet Brajshori, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për asamblist në Komunën e Prishtinës, ishte pjesë e një tubimi të madh elektoral të mbajtur dje në Kodrën e Trimave.

Ai vjen nga një familje atdhetare me traditë të gjatë angazhimi intelektual e politik.

Brajshori ka punuar për dekada në arsim dhe ka qenë drejtor i disa shkollave parauniversitare për shumë vite.

Ai është trajner i licensuar në programin për udhëheqje dhe menagjim të shkollave.

Ajet Brajshori ka qenë pjesë e organizimit politik duke kaluar nëpër të gjitha strukturat e partisë. Tri herë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, dy herë asambleist i LDK-së në Prishtinë. Familja Brajoshori ka udhëhequr me degën e parë të LDK-së në Prishtinë në kohët më të vështira të organizimit politik.

Brajshori ka udhëhequr disa shkolla të nivelit parauniversitar në Prishtinë dhe thotë se do të angazhohet që në Kuvendin Komunal të jetë “zëri i zhvillimit”.

“Me përvojë në arsim, përkushtim ndaj brezave dhe rezultate të prekshme në të gjitha fushat për qytetarët, unë angazhohem që edhe në këtë mandat të tretë të jem zëri i zhvillimit dhe mirëqenies së qytetit. Së bashku për një të ardhme më të mirë”.