Ferit Idrizi: Stanoci i Poshtëm na dha energji e përkrahje të jashtëzakonshme për mandatin tonë të ri - Gazeta Express
string(100) "ferit-idrizi-stanoci-i-poshtem-na-dha-energji-e-perkrahje-te-jashtezakonshme-per-mandatin-tone-te-ri"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 12:42

Ferit Idrizi: Stanoci i Poshtëm na dha energji e përkrahje të jashtëzakonshme për mandatin tonë të ri

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 12:42

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët e Stanocit të Poshtëm.

Gjatë takimit me qytetarët, ku mori pjesë edhe kandidati për Kuvendin e Komunës, Rrahim Ajeti, Idrizi u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që banorët e këtij fshati kanë treguar si gjatë mandatit të parë, ashtu edhe tani në prag të zgjedhjeve.

“Stanoci i Poshtëm do të jetë dëshmia më e mirë e investimeve tona në mandatin e ardhshëm,” theksoi Idrizi, duke përmendur projektet që do të realizohen në këtë zonë — park modern, çerdhe për fëmijët dhe infrastrukturë të rregulluar.

Përkrahja e banorëve, sipas Idrizit, është dëshmi e besimit të ndërtuar mbi punë, rezultate dhe vizion të qartë për zhvillimin e Vushtrrisë.