Alarmante: Mbi 400 aksidente në vetëm një javë në Kosovë, tre të vdekur - Gazeta Express
string(69) "alarmante-mbi-400-aksidente-ne-vetem-nje-jave-ne-kosove-tre-te-vdekur"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 12:15

Alarmante: Mbi 400 aksidente në vetëm një javë në Kosovë, tre të vdekur

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 12:15

Brenda një dite në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 50 aksidente. Vetëm në shtatë ditët e fundit u shënuan qindra raste. Kjo gjendje e sigurisë rrugore po vazhdon të mbetet shqetësuese.

Pas javës mes 22 dhe 28 shtatorit, ku vdiqën pesë persona në aksidente trafiku, edhe fillimi i tetorit ishte i zi në komunikacion. Plot 419 aksidente u regjistruan në vetëm shtatë ditë.

Tre prej tyre përfunduan tragjikisht me humbje jetësh.

Një 10-vjeçar vdiq në Novosellë të Kamenicës mbrëmjen e së dielës.

Të mërkurën pasdite, në Bërnjak të Rahovecit humbi jetën një person pasi u aksidentua me traktor. Ndërsa më 29 shtator, këmbësori që ishte goditur nga vetura më 31 gusht të këtij viti nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq.

Në mesin e qindra aksidenteve, 158 ishin me persona të lënduar, ndërsa 258 ishin vetëm me dëme materiale.

Dita më e rëndë ishte ajo e 2 tetorit, ku për një ditë të vetme u shënuan 91 aksidente./Klankosova