Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë në Lubjanë, Špela Škoporc ka konfirmuar se në Lubjanë është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë, përcjell TV21. Trupi i pajetë është gjetur gjatë ditës së premte, ndërsa sipas Policisë, bëhet fjalë për një 38-vjeçar. Sipas informacioneve jozyrtare, personi është rrahur për vdekje.
“Zyrtarët e policisë kanë kryer ekzaminimin në vendin e ngjarjes, është urdhëruar autopsia, por shkaku i vdekjes ende nuk është sqaruar. Hetimi penal intensiv vazhdon, dhe prokuroria kompetente do të njoftohet për të gjitha gjetjet”, deklaroi zëdhënësja.
tag_katrorimaqedoni_2