Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me disa nga figurat më të njohura të jetës kulturore e qytetare të kryeqytetit Migjen Kelmendin, Shkëlzen Maliqin, Sokol Beqirin dhe Mehmet Behlulin.
Në një bisedë të cilësuar si frymëzuese, Ismaili ka thënë se këta emra janë ikona të Prishtinës, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në identitetin kulturor dhe qytetar të saj. “I falënderoj për mendimet dhe mbështetjen e tyre! Kur qyteti bëhet bashkë, ndryshimi nuk vonon,” ka shkruar ai.