Ambasadori britanik i merr kushërinjtë për 'hiking' në Malet e Sharrit, zbulojnë kishën shpellore pranë Verbeshticës - Gazeta Express
string(113) "ambasadori-britanik-i-merr-kusherinjte-per-hiking-ne-malet-e-sharrit-zbulojne-kishen-shpellore-prane-verbeshtices"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 12:00

Ambasadori britanik i merr kushërinjtë për ‘hiking’ në Malet e Sharrit, zbulojnë kishën shpellore pranë Verbeshticës

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 12:00

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkuar me kushërinjtë e tij në Malet e Sharrit këtë fundjavë.

Ai publikoi disa fotografi në Facebook, ndërsa përmendi një serb dhe një shqiptar që i ndihmuan ta zbulonin një kishë të bukur pranë Verbeshticës.

“Kur kushërinjtë e mi dhe unë planifikuam të shkonim në ‘hiking’ këtë fundjavë, nuk prisnim të ishim në dëborë të thellë! Por kjo i bëri Malet e Sharrit edhe më të bukura se zakonisht. Dhe falë Sasha Iliq – Paja dhe Labi Noti, zbuluam kishën e bukur shpellore pranë Verbeshticës, një pasuri mahnitëse natyrore e Kosovës, që shpresoj të ruhet gjithmonë si për komunitetet vendore ashtu edhe për vizitorët”, shkroi Hargreaves.