Këshilli i Legjislacionit pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Sipas opozitës, Peleshi ka shpërdoruar detyrën duke mos respektuar rregulloren dhe procedurat parlamentare.
Në dokumentin e dorëzuar nga PD, theksohet se kryeparlamentari ka vepruar në mënyrë të njëanshme, duke kufizuar të drejtat e opozitës në procesin parlamentar.