Ish- presidenti Ilir Meta ka paraqitur ankimimin për masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm të GJKKO, përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani. Aktualisht po pritet të caktohet data e shqyrtimit të këtij ankimi.
Më parë, më 19 shtator, Meta pati kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në gjykatën e posaçme kundër korrupsionit, por kjo kërkesë iu refuzua. Ai ndodhet në arrest që nga 21 tetori 2024 dhe ka bërë edhe një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku pritet shqyrtimi më 9 tetor.
Në këtë rast, Meta kërkon që masa e arrestit në burg, e caktuar nga GJKKO dhe e konfirmuar nga Apeli, të ndryshohet ose të hiqet.
Gjithashtu, më 25 shtator do të zhvillohet seanca paraprake për dosjen ku Meta, së bashku me Monika Kryemadhin, Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon, janë të pandehur. Hetimet nga SPAK, të mbyllura në fund të korrikut, përfshijnë tre çështje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Akuza përfshijnë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.