Aksidenti në aksin Lezhë–Milot, humbi jetën drejtuesi i motoçikletës - Gazeta Express
string(67) "aksidenti-ne-aksin-lezhe-milot-humbi-jeten-drejtuesi-i-motocikletes"

Gazeta Express

06/10/2025 10:53

Aksidenti në aksin Lezhë–Milot, humbi jetën drejtuesi i motoçikletës

Gazeta Express

06/10/2025 10:53

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë–Milot, pranë zonës së Shënkollit.

Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, V. N., 73 vjeç.

Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Nga përplasja është plagosur rëndë edhe një tjetër person, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.