Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se deri tani në garë për kandidaturën e Tiranës janë 12-13 emra, duke vlerësuar pozitivisht edhe kandidaturat e pavarura që kanë dalë në këto ditë.
Ai shprehu mirënjohje për të gjithë që kanë shprehur dëshirën për të kandiduar, duke siguruar se ata do të trajtohen me respekt të madh.
“Të garantoj që gjer tani PD ka 12-13 kandidatë, të garantoj për këtë. Ne shpallën një parim që mundësisht të hapemi dhe mirëpresim kandidatura të pavarura. Shpreh mirënjohjen për çdo njeri që kandidoi përgjatë këtyre ditëve dhe i garantoj për respektin më të madh.
Tirana do të ketë kandidatin më të dashur ndonjëherë. Se kush do të jetë kandidati do të vendoset nga koalicioni e aleatët, dhe jo vetëm nga unë. Sigurisht kam zërin tim dhe këto do i merrni vesh në vazhdim”, u shpreh Berisha.