Mandati më i shkurtër në histori: Lecornu jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Francës, 27 ditë pas emërimit - Gazeta Express
string(113) "mandati-me-i-shkurter-ne-histori-lecornu-jep-doreheqjen-nga-posti-i-kryeministrit-te-frances-27-dite-pas-emerimit"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 10:19

Mandati më i shkurtër në histori: Lecornu jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Francës, 27 ditë pas emërimit

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 10:19

Sebastien Lecornu ka paraqitur dorëheqjen e tij si kryeministër i Francës, e cila u pranua nga presidenti Emmanuel Macron, njoftoi Pallati Élysée.

I emëruar më 9 shtator, Lecornu është përballur menjëherë me kritika të ashpra nga opozita dhe e djathta, veçanërisht pasi publikoi një pjesë të përbërjes së kabinetit të tij vetëm disa ditë më parë. Ai pritej të mbante deklaratën e tij të përgjithshme politike në Kuvend këtë të martë, por vendosi të tërhiqej përpara këtij momenti kyç.

Sipas raportimeve të “Le Figaro”, Lecornu ka qëndruar në krye të qeverisë vetëm 27 ditë, duke hyrë kështu në histori si kryeministri me mandatin më të shkurtër që ka pasur ndonjëherë Franca.

Dorëheqja e tij pritet të hapë një fazë të re tensioni politik në Paris, teksa Macron duhet të emërojë pasuesin e radhës në një periudhë të ndjeshme për qeverinë franceze.