Në të gjithë universitetet e vendit studentët nisën sot vitin e ri akademik 2025-2026.
Drejtori i Përgjithshëm i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha sot për ATSH-në se deri në fund të raundit të dytë pritet që numri i të regjistruarve për herë të parë në universitet të arrijë rreth 20 mijë studentë, ndërsa me gjithë raundin e 3-të priten të jenë rreth 22 mijë studentë.
Ndërkohë, sipas tij, ka akoma mbi 2500 studentë që kanë aplikuar, por nuk janë regjistruar.
Gjatë këtij viti akademik studentët që ulen për herë të parë në auditore kanë preferuar më shumë degët që lidhen me shëndetin, si Mjekësia e Përgjithshme, Infermieria, Stomatologjia, Farmacia, si dhe degët e TIK dhe inxhinieritë.
“Mbi 50% e maturantëve kanë zgjedhur këto degë për studimet e tyre universitare”, tha Xhelaj.
Ndërkohë që këtë vit vijon ende raundi i dytë i regjistrimeve në universitete, i cili ka nisur më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, në 5 faza 48-orëshe. Ndërsa raundi i tretë zhvillohet nga data 13 tetor deri më 24 tetor 2025.
Në universitetet e vendit falë procesit të ndërkombëtarizimit sot ka një ofertë edhe më të pasur akademike me më shumë programe të përbashkëta, dygjuhëshe