Elbasan/ Theu “arrestin në shtëpi” për drogë, 35-vjeçari kapet sërish me kokainë - Gazeta Express
string(76) "elbasan-theu-arrestin-ne-shtepi-per-droge-35-vjecari-kapet-serish-me-kokaine"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 9:35

Elbasan/ Theu “arrestin në shtëpi” për drogë, 35-vjeçari kapet sërish me kokainë

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 9:35

Një 35-vjeçar në Elbasan është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për veprimtari të paligjshme me lëndë narkotike.

Shtetasi A. K., 35 vjeç, u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndërsa ndodhej jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike, që dyshohet se përdoreshin për ndarjen e drogës në doza.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia e Elbasanit vijon punën për identifikimin e rasteve të ngjashme dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.