Në muajt e fundit, normat e interesit të aplikuara nga bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar një rritje të dukshme. Kreditë për individë kanë tejkaluar kufirin prej 7-8%, ndërsa për bizneset kjo shifër ka kaluar edhe mbi 10%.
Kjo rritje lidhet ngushtë me zhvillimet ekonomike në vend dhe me faktorë institucionalë që kanë ndikuar në mënyrën se si bankat i përcaktojnë kushtet e huadhënies.
Në një prononcim për Front Online, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, tha se rritja e kamatave është shkaktuar për shkak të inflacionit të lartë gjatë muajve të fundit.
“Rritja e kamatave u shkaktua për shkak një inflacioni pak më të lartë, në këta muajt e fundit dhe ajo e ka efektin zinxhir , pra një prej tyre është edhe rritja e kamatave, kjo rritje e shtrenjton marrjen e kredive”, tha ai.
Shatri tha se, megjithëse bankat kanë të drejtë të rrisin normat për të ruajtur substancën e parasë së tyre, kjo rritje ka efekt negativ për ekonominë.
“Ka efekt negativ, bankat e ruajnë substancën e parasë së vet sepse nuk duhet që për shkak inflacionit ato të humbasin në proceset që i zhvillojnë monetare kreditore, ato e kanë të drejtën e vet me rrit kamatën por dëmi ju shkon bizneseve”, tha Shatri.
Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Jakup Bellaqa, ka folur për Front Online në lidhje me situatën me normat e interesit, ai tha se normat mbeten të larta krahasuar me vendet e rajonit, me një mesatare vjetore mbi 6%.
“Në sektorin e kredive interesi, kamatat ende janë te larta në krahasim me vendet e rajonit normat mesatare vjetore sipas burimeve statistikore diku rreth 6.38% dhe këto kredi nga bankat komerciale jepen më shumë për konsum, rinovim, bujqësi. Ndërsa kreditë me risk më të lartë nga institucionet mikro-financiare me kamata prej 14% deri 30% varësisht prej produktit”, tha ai.
Ai tha, se kreditë me rrezik të lartë kanë kamata 14–30%, varësisht nga produkti.
“Ndërsa kreditë me risk mw tw lartw nga institucionet mikro-financiare me kamata prej 14% deri 30% varësisht prej produktit”, u shpreh ai.
Sipas Bellaqës , sektori bankar duhet të zhvillojë konkurrencë, në mënyrë që kreditë të ofrohen me çmime më të volitshme për qytetarët, pasi rritja e kamatave e vështirëson jetën ekonomike dhe sociale.
“Sektori bankar duhet që të zhvillohet konkurrenca në mënyrë që të zhvillohet dhe të jepen kreditë me çmime konkurruese dhe më të volitshme për qytetaret/ klientelën, nëse vazhdon me rritjen e kamatave jeta ekonomike dhe sociale vështirësohet edhe më shumë dhe bwhet e pa përballueshme”, tha ai.
Ai shtoi se me këto kamata, bizneset nuk mund të zhvillohen, pasi norma më të ulëta janë të domosdoshme për sipërmarrësit.