Kivi shqiptar bëhet eksporti i ri i artë - Gazeta Express
string(40) "kivi-shqiptar-behet-eksporti-i-ri-i-arte"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 7:27

Kivi shqiptar bëhet eksporti i ri i artë

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 7:27

Jani Avdiu nga fshati Shirgjan i Elbasanit së bashku me vëllezërit e tij kanë investuar në mbjelljen e 1 mijë rrënjë kivi.

Prej disa vitesh në prodhim, fermerët duken shumë të kënaqur me kulturën e re në vendin tonë, por sipas tyre, shumë fitimprurëse.

Edhe pse duhen edhe rreth 20 ditë që të fillojë vjelja, fermeri e ka shitur në advancë të gjithë prodhimin i cili shkon për eksport.

Disa zona në qarkun e Elbasanit, si Librazhdi, Peqini e Belshi kultivojnë kivin tashmë prej 10 vitesh dhe duket se toka, por edhe klima janë të përshtatshme për frutin ekzotik.