Vdes Shemë Mustafa, ish-polici që ishte rrëmbyer nga forcat serbe në vitin 2023 - Gazeta Express
string(78) "vdes-sheme-mustafa-ish-polici-qe-ishte-rrembyer-nga-forcat-serbe-ne-vitin-2023"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 6:50

Vdes Shemë Mustafa, ish-polici që ishte rrëmbyer nga forcat serbe në vitin 2023

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 6:50

Ka ndërruar jetë Shemë Mustafa, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i njohur për shërbimin e tij në veri të vendit dhe për përvojën e rëndë që përjetoi në qershor të vitit 2023, kur u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, ndërsa bëhet e ditur se Mustafa vuante prej kohësh nga një sëmundje kronike. Varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Shemë Mustafa shërbeu për vite me radhë në Policinë e Kosovës dhe njihej si një prej zyrtarëve të përkushtuar në veri të Mitrovicës. 

Rrëmbimi i tij në vitin 2023 pati nxitur reagime të shumta.