Hojlund flet pas golit të sontëm: Po bë punën time - Gazeta Express
string(49) "hojlund-flet-pas-golit-te-sontem-po-be-punen-time"

Futboll

Gazeta Express

05/10/2025 21:06

Hojlund flet pas golit të sontëm: Po bë punën time

Futboll

Gazeta Express

05/10/2025 21:06

Sulmuesi i Napolit, Rasmus Højlund, ka reflektuar mbi golin e tij dhe një fitore tjetër vendimtare për Partenopeut, duke folur për DAZN dhe Sky Sport pas triumfit 2-1 ndaj Genoas në “Stadio Diego Armando Maradona”.

Sulmuesi danez, vendimtar sërish nën drejtimin e Antonio Conte-s, theksoi vetëbesimin dhe qëndrueshmërinë që ka fituar që nga ardhja e tij nga Manchester United gjatë verës.

“Nuk mendoj se kam ndryshuar shumë,” tha Højlund për DAZN, sipas citimeve të IlNapolista.

“Thjesht po bëj punën time dhe po punoj çdo ditë për të dhënë maksimumin dhe për të sjellë diçka për skuadrën.”

Conte u pa duke gestikuluar nga vija anësore, një moment që Højlund e shpjegoi më vonë:
“Ai pa që isha pak i lodhur dhe më tha ta përdorja kokën – kishte nevojë për pak qartësi nga unë, për t’u rifreskuar dhe për të vazhduar lojën,” zbuloi ai.

Duke folur për Sky Sport, Højlund vlerësoi qëndrueshmërinë e Napolit në një javë të ngarkuar:
“Dy fitore në një javë në ‘Maradona’ janë diçka e madhe,” tha ai. “Ndoshta sot nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, por më e rëndësishmja ishte që morëm tre pikët.”/GazetaExpress/