Prishtina e Re merr pikë në Klinë, Ferizaj e mposht Drenicën - Gazeta Express
string(59) "prishtina-e-re-merr-pike-ne-kline-ferizaj-e-mposht-drenicen"

Futboll

Gazeta Express

05/10/2025 17:01

Prishtina e Re merr pikë në Klinë, Ferizaj e mposht Drenicën

Futboll

Gazeta Express

05/10/2025 17:01

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e radhës të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.

Dukagjini i bëri konak Prishtinës së Re në Klinë, teksa Ferizaj pati punë me Drenicën.

Të besuarit e Ismet Munishit i shpëtuan humbjes pas golit të Albion Pllanës në minutën e 77-të, pasi paraprakisht kishte shënuar Gomes në minutën e 65-të.

Në anën tjetër, Ferizaj shënoi fitore në debutimin e trajnerit Nevil Dede, duke triumfuar ndaj Drenicës.

Ferizaj fitoi me shifrat prej 2-0.

Me pikën e fituar sot, Dukagjini shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Prishtina e Re është e nënta me shtatë pikë.

Ferizaj ngritët në tabelë me këtë fitore, pasi shkon në nëntë pikë. Ndërkohë Drenica mbetet në vendin e katërt./GazetaExpress/