Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhështor me struktura të Rinisë Demokratike dhe përkrahës të PDK-së ka thënë se rinia është forca që e mban gjallë PDK-në dhe që e çon përpara Kosovën.
Krasniqi ka thënë se në PDK, rinia asnjëherë nuk ka qenë dekor, por një strukturë vendimmarrëse dhe përfaqësuese.
“Ju jeni gjenerata që do t’i ndryshojë edhe komunat tona, jeni gjenerata që do t’i ndryshojë qytetet tona, jeni gjenerata që do ta ndryshojë Republikën e Kosovës. Kur fitoni ju, fiton PDK-ja. Ndërsa, kur fiton rinia, fiton Kosova”, ka shtuar Krasniqi.
Ndërsa, kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu ka thënë se ajo është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës me përkrahjen e kësaj strukture të fortë.
“Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës është forca që do ta bëjë Kosovën ma mirë”, ka theksuar Salihu.
PDK në këto zgjedhje lokale garon me 237 të rinj – kandidatë për asamble dhe kryetarë komunash.