Besnik Osmani: “Faleminderit familjes Bullatovci për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e madhe!” - Gazeta Express
string(91) "besnik-osmani-faleminderit-familjes-bullatovci-per-pritjen-e-ngrohte-dhe-perkrahjen-e-madhe"

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 15:21

Besnik Osmani: “Faleminderit familjes Bullatovci për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e madhe!”

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 15:21

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka falënderuar familjen Bullatovci nga Miradia e Poshtme për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë.

“Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen e Gëzim Bullatovcit në Miradi të Poshtme — një familje që ndër vite ka dhënë kontribut të çmuar për zhvillimin e demokracisë dhe përparimin e komunës sonë.

Kjo mbështetje na jep edhe më shumë forcë e besim për të vazhduar punën tonë me përkushtim, në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes që e meritojmë të gjithë së bashku,” — ka deklaruar Osmani.

Në fund, ai ka theksuar se vizita të tilla do të vazhdojnë, si pjesë e angazhimit të LDK-së për një Fushë Kosovë përtej ndarjeve dhe interesave të ngushta.

Fushë Kosova PËRTEJ!
LDK, 113. 💙