Përleshje mes të rinjve në Greqi, lëndohen dy persona, i përfshirë edhe një shqiptar - Gazeta Express
string(82) "perleshje-mes-te-rinjve-ne-greqi-lendohen-dy-persona-i-perfshire-edhe-nje-shqiptar"

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 12:11

Përleshje mes të rinjve në Greqi, lëndohen dy persona, i përfshirë edhe një shqiptar

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 12:11

Një incident i dhunshëm ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën Kavkasos në lagjen Kipseli të Athinës, ku u përfshinë rreth 20-30 persona kryesisht të rinj. Mes tyre, një shtetas shqiptar i mitur, lindur në vitin 2010, u arrestua për posedim të pajisjes elektrike që bën paralizim të përkohshëm.

Si pasojë e përleshjes, dy të mitur të tjerë, lindur në vitet 2010 dhe 2011, u dëmtuan lehtë nga goditjet me duar në fytyrë dhe trup, por refuzuan ndihmën mjekësore.

Policia  arrestoi gjithsej katër persona, përfshirë dyshimet për autorët e sulmit, një person për mosbindje, dhe shqiptarin, i cili hodhi pajisjen në rrugë sapo pa uniformat.

Hetimet për shkaqet e ngjarjes dhe nëse ishte e planifikuar përmes rrjeteve sociale vazhdojnë. Të arrestuarit do të përballen me drejtësinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement