Shaqir Totaj ka mbajtur tubim në Lagjjen Kurilla me “qytetarë të shumtë, të cilët i dhanë përkrahje të fuqishme”.
“Atmosfera e entuziazmit dhe besimi i palëkundur për fitoren më 12 tetor u ndje në çdo cep të lagjes, duke treguar se Totaj po hyn në fazën finale të fushatës me mbështetje të madhe qytetare” njoftojnë nga kampi i Totajt.
“Prizrenit ia rikthyem shkëlqimin! Njëjtë po veprojmë edhe me Kurillën. Fitorja është e pashmangshme, sepse është ndërtuar mbi punë konkrete dhe rezultate të prekshme në çdo lagje e fshat të komunës sonë,” ka thënë Totaj para qytetarëve të mbledhur.
“Takimi në Kurillë u pa si një tjetër dëshmi e besimit që qytetarët e Prizrenit kanë tek puna e bërë gjatë mandatit të kaluar dhe vizioni për një Prizren edhe më të zhvilluar në katër vitet e ardhshme”, theksohet më tej.
#PrizreniNëPunë #PDK191 — Bashkohu në www.shaqirtotaj.com