Më 6 shtator të këtij viti, 44-vjeçari, Bashkim Spahiu nga Gllamniku i Podujevës u vra nga i dyshuari Arbër Havolli, 32-vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.
Viktima u qëlluar me armë zjarri të paktën 10 herë.
I dyshuari, Arbër Havolli, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 9 shtator. Organet e rendit kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione që mund të çojnë në kapjen e tij.
“Njesiti i hetimeve të përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’, e ndodhur më 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e Epërme – Podujevë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Por, pavarësisht kërkesës publike të Policisë, Havolli vazhdon të jetë në arrati. Madje, raportohet se ai është aktiv në rrjetet sociale – konkretisht në profilin e tij në TikTok.
Vetëm para 22 orësh, ai publikoi një video të re në këtë platformë, së bashku me disa fotografi.
@arbrhawolli #albania🇦🇱 #italy🇮🇹 #zvicerland🇨🇭 #spanje🇪🇸 #portugal🇵🇹 ♬ Originalton – 𝓜𝓐𝓜𝓐-𝓛𝓲𝓝𝓐*⁰⁵*🦅