6 ndeshje 6 fitore për Bayernin në Bundesligë, e mposht edhe Frankfurtin - Gazeta Express
string(71) "6-ndeshje-6-fitore-per-bayernin-ne-bundeslige-e-mposht-edhe-frankfurtin"

Futboll

Gazeta Express

04/10/2025 21:03

6 ndeshje 6 fitore për Bayernin në Bundesligë, e mposht edhe Frankfurtin

Futboll

Gazeta Express

04/10/2025 21:03

Bayern Munich po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në sezonin e ri në Bundesligë.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë shënoi fitoren e gjashtë sonte në po aq ndeshje, teksa mposhti Eintracht Frankfurtin në udhëtim 0:3.

Luis Diaz kaloi mysafirët në epërsi qysh në sekondën e 14-të, shkruan Gazeta Express.

Harry Kane e dyfishoi epërsinë në minutën e 27-të, i asistuar nga Luis Diaz.

Kolumbiani e konfirmoi një natë fantastike, teksa realizoi sërish në minutën e 84-të për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e parë, me 25 gola të shënuar në gjashtë ndeshje dhe të pranuar vetëm tre.

Në anën tjetër, Eintracht Frankfurt ka nëntë pikë në vendin e gjashtë.