Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka njoftuar se është mirëpritur nga banorët e Janjevës, Akllapit, Teqja dhe Brusit.
Buja ka thënë se banorët e kësaj zone e dinë mirë kush e kryen punë.
Postimi:
Janjeva, Akllapi, Teqja dhe Brusi e dinë mirë kush kryen punë.
E dinë mirë kush ka investuar mbi 2 milionë euro për këto lokalitete.
Prandaj, sonte e mirëpritën Kryetarin, e mirëpritën ekipin tonë fitues, si dhe e mirëpritën PDK-në.
Ne po rikthehemi.
Po rikthehemi për më mirë për Lipjanin.
Po rikthehemi për më mirë për Janjevën, Akllapin, Teqen dhe Brusin.
Fitorja është e jona!