Chelsea ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit në derbin e javës së shtatë në Premierligë.
Londinezët triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj “Reds”, shkruan Gazeta Express.
Caicedo kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.
Gakpo barazoi shifrat në minutën e 63-të, duke barazpeshuar gjithçka.
Por, Estevao në minutën e gjashtë shtesë shënoi për 2:1 dhe fitoren e madhe të Chelseat.
E ky triumf e ngrit Chelsean në kuotën e 11 pikëve në vendin e gjashtë në tabelë.
Në anën tjetër, Liverpool zbret nga kreu dhe tani është i dyti me 15 pikë, një më pak se Arsenali që kryeson.