Interi fiton lehtësisht ndaj Cremoneses - Gazeta Express
string(39) "interi-fiton-lehtesisht-ndaj-cremoneses"

Futboll

Gazeta Express

04/10/2025 20:05

Interi fiton lehtësisht ndaj Cremoneses

Futboll

Gazeta Express

04/10/2025 20:05

Interi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4:1 ndaj Cremoneses në Serie A.

Zikaltrit triumfuan ndaj Cremoneses, në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit italian, duke e dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Lautaro Martinez kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë të ndeshjes, pas asistit nga Bonny.

Ky i fundit më pas realizoi vet në minutën e 38-të.

Në të 55-tën, Dimarco shënoi për 3:0, duke u asistuar sërish nga Bonny.

E Bonny e kompletoi hat-trikun e asistove në minutën e 57-të, duke ndihmuar Barellan të realizonte.

Bonazzoli në minutën e 87-të shënoi golin e nderit për Cremonesen.

Me këtë fitore, Interi tani shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt, aq sa kanë edhe Milan, Napoli e Roma, por me nga një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Cremonese mbetet me nëntë pikë në vendin e tetë.