Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona - Gazeta Express
string(74) "aksident-mes-tri-veturave-ne-rrugen-prishtine-ferizaj-lendohen-tre-persona"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 18:20

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 18:20

Një aksident trafiku  ku janë përfshirë tri automjete ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Këtë, për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur edhe se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

‘‘Sot rreth orës 17:10 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

 Në këtë aksident kanë qenë të përfshira  tri automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.