Në lagjen Arbëria të Kryeqytetit, Lidhja e Prishtinës ka marrë mbështetje të gjerë nga qytetarët.
Dhjetëra banorë u mblodhën në përkrahje të subjektit dhe kandidatit për Kuvend Komunal, Milaim Dobratiqi.
Kryetari i Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, tha se përkrahja që po marrin në terren tregon qartë besimin e qytetarëve në punën dhe vizionin e tyre për Prishtinën.
“Mbështetje që s’do fjalë në lagjen Arbëria. Me ju, fitorja jonë është e padiskutueshme”, shkroi Kupina në një postim në rrjetet sociale, duke shoqëruar fjalët me fotografi nga takimi.
#LidhjaEPrishtinës #Prishtina #LP115