Në Shqipëri po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Thethi, ku shihet rrëzimi i një ndërtese me tritol, si pjesë e këtij operacioni, transmeton Telegrafi.
“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, ka shkruar Rama në Facebook.