Prishtina fiton në sekondat e fundit derbin ndaj Ballkanit, përforcon vendin e parë - Gazeta Express
string(82) "prishtina-fiton-ne-sekondat-e-fundit-derbin-ndaj-ballkanit-perforcon-vendin-e-pare"

Futboll

Gazeta Express

04/10/2025 17:07

Prishtina fiton në sekondat e fundit derbin ndaj Ballkanit, përforcon vendin e parë

Futboll

Gazeta Express

04/10/2025 17:07

Prishtina ka shënuar një fitore të madhe sot në derbin e madh ndaj Ballkanit, dy ekipet që kishi kreun e tabelës.

Ndeshja e zhvilluar në Hajvali u mbyll me rezultatin 1:0 për kryeqytetasit, shkruan Gazeta Express.

Prishtina arriti fitore me një gol të minutës së shtatë shtesë, për të marrë tri pikë jashtëzakonisht të mëdha.

Me këtë fitore, tani Prishtina shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e parë.

Në anën tjetër, Ballkani mbetet me 15 pikë në vendin e dytë, teksa e shijon humbjen për herë të parë në këtë sezon.