Ruzhdi Shehu: Deri më tani nga 1407 votues të regjistruar nga mërgata, rreth 700 prej tyre kanë votuar për LDK - Gazeta Express
string(108) "ruzhdi-shehu-deri-me-tani-nga-1407-votues-te-regjistruar-nga-mergata-rreth-700-prej-tyre-kane-votuar-per-ldk"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 16:30

Ruzhdi Shehu: Deri më tani nga 1407 votues të regjistruar nga mërgata, rreth 700 prej tyre kanë votuar për LDK

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 16:30

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, në një shkrim në profilin e tij ka thënë se nga informacionet e marra, rreth 50 % e votave nga mërgata e Junikut janë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai iu ka bërë thirrje atyre që s’kanë votuar, që ta shfrytëzojnë mundësinë më 12 tetor për ta fituar garën pa balotazh.

Postimi i plotë:

 E dashur mërgatë e Junikut,

Sipas informacioneve që kemi mbledhur nga terreni, deri më tani nga 1407 votues të regjistruar nga mërgata kanë votuar rreth 700 prej tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Mërgata është gjysma e zemrës së Junikut prandaj vota juaj është e domoshme për të vendosur mbi fatin e Junikut në 4 vitet e ardhshme.

Lusim të gjithë mërgimtarët që ende nuk kanë votuar të shfrytëzojnë votën e tyre. Vëtëm në këtë mënyrë ju mund të konfirmoni fitoren tonë më 12 tetor pa balotazh.

Ndërsa të gjithë mërgimtarët që nuk kanë arritur që të regjistrohen si votues me postë, i ftojmë që më 12 tetor të vijnë në Junik dhe të japin votën e tyre.

Si gjithmonë, kontributi juaj për Junikun është thelbësor. Prandaj edhe këtë herë Juniku ka nevojë për juve, ndoshta më shumë se kurr më parë.

Vazhdojm +4 pa balotazh.

#LDK113

#ruzhdishehu

#JunikuPërtej