Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Sali Berisha tha se shumë militantë të PD duan që kandidat për kryetar bashkie në Tiranë të jetë një figurë jashtë kësaj force.
Ai tha se ka pasur shumë kandidatë potencialë që kanë shprehur dëshirën për të garuar përballë Ogerta Manastirliut, duke përmendur emrin e Adiana Kalajës, Edi Palokës, apo Klevis Balliut.
“Përsërisnin çdo ditë se PD s’ka kandidatë përballë Manastirliut, a ka shpifje më të madhe? Adiana Kalaja, Edi Paloka, Klevis Balliu kanë shfaqur dëshirën, por përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare, nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer, por ka lidhje me rekordin elektoral. Kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje dhe me një gjë tjetër, mijëra militantë do donin kandidatë disa prej jush, por disa të tjerë do donin dikë jashtë nesh që të jemi sa më afër fitores, jo me qëllim të keq”, u shpreh Berisha.