Komisioni Rregullator dështoi këtë të shtunë të miratonte shtratin ligjor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit.
Në mbledhje morën pjesë vetëm 3 përfaqësuesit e Partisë Socialiste, por Kodi Zgjedhor detyron që vendimet të miratohen me të paktën 4 vota.
Dy anëtarët e opozitës bojkotuan mbledhjen, pasi kërkuan kohë derisa të sqarohet situata ligjore ku ndodhet sot Komisioni Rregullator, të cilit i ka mbaruar mandati dhe Parlamenti ka hapur garën për të zgjedhur anëtarët e rinj.
I takon Kuvendit të saktësojë nëse anëtarët aktualë mund të qëndrojnë në detyrë, apo mandati i tyre quhet i mbyllur dhe ligjërisht nuk mund të miratojnë asnjë vendim.
Deri sa Parlamenti të shprehet me vendim, mbetet e paqartë se kush do t’i miratojë rregullat për zhvillimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit.