Sarandë/ Dyshohet se u dërgoi mesazheve 2 shoqeve të vajzës së tij, 50-vjeçari nën hetim për ngacmim seksual - Gazeta Express
string(106) "sarande-dyshohet-se-u-dergoi-mesazheve-2-shoqeve-te-vajzes-se-tij-50-vjecari-nen-hetim-per-ngacmim-seksual"

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2025 13:30

Sarandë/ Dyshohet se u dërgoi mesazheve 2 shoqeve të vajzës së tij, 50-vjeçari nën hetim për ngacmim seksual

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2025 13:30

Një 50-vjeçar në Sarandë është vendosur nën hetim në gjendje të lirë nën dyshimet për ngacmim seksual.

Sipas policisë, dyshohet që 50-vjeçari B.K. ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura 15-vjeçare.

Ndërsa burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari u ka dërguar mesazh në celular dy shoqeve të vajzës së tij.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe ndaluan, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin B. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 të mitura 15-vjeçare.